Keylor Navas vazhdon të shpërblejë besimin e dhënë nga Zinedine Zidane për portën e ekipit. Tekniku Madrilen ishte ai që vendosi mos të nënshkruajë me ndonjë portjerë në merkaton dimërore pasi besonte plotësisht në duart e Navas.
Në ndeshjen e mbrëmshme kemi parë një tjetër performancë të madhe nga gardiani Madrilen ku vecanarisht në një goditje të Higuan nga afërsia ishte monumental me pritjen e tij.
Në ato momente rreth minutës 20’të të ndeshjes, rezultati ishte 0-1 për ekipin Madrilen dhe Higuain ishte afër t’a barazonte.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme për me tepër nga kjo pritje fantastike nga Navas: