Nesër është dita e madhe për Juventusin dhe Real Madridit pasi të dyja ekipet do ti tregojnë forcat e tyre kundër njëra tjetrës në çerekfinalen e Champions League.
Ekipi nga Torino dëshiron hakmarrjen ndaj klubit Mbretëror pas humbjes që i shkaktuan në finalen e sezonit të kaluar në Champions League, ndërsa klubi Madrilen dëshiron të shkruajë historinë duke u bërë klubi i parë dhe i vetëm në histori që arrin të fitojë tre tituj radhazi të Championsit.
Gjatë ditës së djeshme, Zonja e Vjetër ka publikuar një video motivuese në Youtube për lojtarët e tyre para ndeshjes së nesërme ndaj kampionat aktual Europian.
Kjo video përfshin disa momente nga ndeshjet ndërmjet këtyre dy klubeve në të kaluarën dhe shihen disa nga momentet kyçe: pritja e penalltisë nga Buffon, goli i Trezegeut, supergoli i Del Pieros, goli i Nedved dhe disa momente tjera.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme për me tepër nga kjo video motivuese e klubit nga Torino: