Kevin-Prince Boateng, ish lojtari i Milanit dhe Las Palmas dhe aktualisht lojtar i Eintracht Frankfurt, ka dhënë një intervistë për të përditshmen Gjermane ‘BILD’, në të cilën ka folur për karrierën e tij, e cila ka qenë mjaftë e bujshme për të.
Lojtari Ganez, 31 vjeçar, është i vetëdijshëm se mund të kishte pasur sukses më të madh në futboll nëse do të kishte punuar më shumë. Madje ai thotë se shumë lehtë mund të luante për Real Madridin.
”Sipas mendimit tim, pa dashur të jem arrogant, kam mundur të luajë në Real Madrid. Por nuk kam bërë një punë të mjaftueshme për t’a arritur atë. Megjithatë, tani kam arritur në një pikë ku jam i qetë dhe i kënaqur me karrierën time.”, tha Prince-Boateng për BILD.