Mbrëmë Portugalia e kapitenit Cristiano Ronaldo zhvilloi ndeshjen e dytë miqësore të këtij raundi të kombëtareve ndaj Holandës, miqësore që e humbi me rezultat 0-3.
Cristiano luajti 68’të minuta në këtë ndeshje dhe 5 minuta para largimit të tij nga ndeshja, 3 tifoza të tij u futën në fushë duke detyruar gjyqtarin të ndërprejë ndeshjen.
3 tifozët e Cristianos vrapuan për ta përqafuar atë por i menjëhershëm ishte reagimi i sigurimit të stadiumit duke larguar nga fusha ata.
Video e mëposhtme e tregon më së miri këtë: