Presidenti Madrilen, Florentino Perez i ka dorëzuar të gjithë çelësin e vendimit për të qëndruar apo për t’u larguar nga klubi, trajnerit Zinedine Zidane.
Perez dhe drejtori sportiv Madrilen, Jose Angel Sanchez besojnë në vazhdimësinë e Francezit. Asgjë nuk ka ndikuar që ata të ndryshojnë mendimin e tyre edhe pse nuk mohohet që klubi kishte shikuar për zëvëndësimin e tij pas një largimi të mundshëm të Zizou.
Rezultati kundër PSG-së ka qetësuar ambientin dhe ka treguar se skuadra është pranë trajnerit, një fakt tjetër që i ka siguruar mjaftë udhëheqësit e klubit.
Zidane ka edhe tre vite në kontratë por muaj maj do të jetë vendimtarë për të nëse do të qëndrojë në krye të ekipit apo do të jap dorëheqje. Klubi dhe lojtarët i besojnë totalisht dhe absolutisht atij por janë të bindur se vendimin do t’a marrë vetë ai në fund, ti jap apo mos ti jap fund kohës së tij në klubin Madrilen. Ai nuk ka ambicie larg Bernabeut. Vetëm mendon për Madridin dhe jo për paratë e sheikëve.
Edhe Bernabeu nuk dëshiron nxitimin. Ndeshjet kundër PSG-së thanë se ishin që vendosin për të por edhe këto të Juventusit shënojnë një vendimmarrje. Edhe një herë do të jenë rezultatet ato që do të shënojnë vendin ku do të shkojë ekipi Madrilen këtë fund të sezonit.