Gerrard Pique ka zbuluar për ‘Theplayerstribune’ se ai ka krijuar një grup në WhatsApp me disa lojtarë të Real Madridit dhe që bëjnë shaka të gjithë si fëmijë.
”Grupi im i preferuar në WhatsApp do të ju befasojë. Kohët e fundit, kur ishim 8 apo 9 pikë mbi Real Madridin në La Liga, krijova një grup shumë të vecantë me disa lojtarë që luajë në kombëtare dhe që aktualisht luajnë në Real Madrid dhe Barcelonë.”, thotë Pique.
”Nëse lexoni vetëm atë që thotë shtypi, ju do të mendoni se e urrejmë njëri tjetrin. Por, në fakt, ne jemi mirë së bashku. Ne përshkruajmë taktikat dhe filozofitë e futbollit, madje edhe për librat që lexojmë.”, gjithashtu shtoi Pique që thotë se gjendet shumë mirë në raporte me lojtarët Madrilen që janë në kombëtaren e Spanjës.
”Eshtë më e mira, ne jemi si fëmijë. Dhe e vërteta është vecanarisht e këndëshme për mua tani, që jemi 15 pikë para Madridit në La Liga. Kështu që unë ju dërgoj atyre shumë përgjigje kreative. Në sezonin e kaluar, kur Madridi fitoi gjithcka, ata ndiheshim mirë dhe filluan të bënin shaka me ne. Ne bëjmë shaka mes vete pasi jemi si vëllezër.”, përfundoi Pique.