Ish trajneri italian i Juventusit, Giovanni Trapattoni ka dhënë një intervistë për Tuttosport në të cilën ka analizuar cerekfinalen e ish klubit të tij ndaj Real Madridit në Champions League.
”Nëse Juventusi kalon, mendoj se mund të fitojnë Champions League. Do të jenë dy ndeshje të vështira por gjigantët e Torinos mund të luftojnë për to.”, thotë Trapattoni që ishte shpallur kampion i Europës me Juventusin në vitin 1985.
”Madridi ka një histori të rëndësishme, që në Europë është superiore ndaj Juventusit. Ndonjëherë mund të ndodhë që gjyqtarët mund të kushtëzohen nga Bernabeu.”, shtoi ai.
Për këto arsye, Trapattoni beson se kalimi i një pengese të quajtur ‘Real Madrid’ do të ishte një shtytje e madhe për ata të fitojnë këtë kompeticion, që nuk e kanë fituar nga viti 1996.