Cristiano Ronaldo në nëntor të vitit 2015 kishte dhënë një intervistë për BT Sport, intervistë në të cilën ishte pyetur edhe për zgjedhjen e 5 talentëve më të mirë në botën e futbollit.
Portugezi kishte thënë këto fjalë rreth kësaj pyetje duke zgjedhur talentët që tani janë bërë superyje për ekipet e tyre.
”Ka shumë lojtarë me potencial. Për shembull, unë do të përmend Odegaard, të Madridit. Me 16 vite ai është ende i ri por e konsiderojmë si një lojtarë shumë të mirë për ekipin tonë. Hazard, tjetri. Numri 7 i Man Utd, Depay është një lojtarë i mirë gjithashtu. Pogba, gjithashtu. Neymar. Mendojë se ka shumë lojtarë të mirë dhe janë të mirë për futbollin.”, kishte thënë Cristiano në vitin 2015 për televizionin britanik.
Aktualisht këta lojtarë që i ka vecuar Portugezi, tani janë bërë superyje në ekipet e tyre përkatëse: Odegaard i huazuar në Herenveen, Hazard në Chelsea, Depay në Lyon, Pogba në Man United dhe Neymar në PSG.