Zinedine Zidane tha se nuk kishte asnjë dëshirë që të bëhej trajner kur doli në pension nga futbolli aktiv në vitin 2006.
Në një intervistë për mediat franceze në Limoges të Francës ai analizoi këtë temv.
”Kur u ndala nga futbolli, nuk kisha asnjë dëshirë për të qenë trajner, asgjë për të stërvitur. Mendoja dhe isha i etur të ndahesha nga futbolli, të vazhdoja me dicka tjetër.”, tha Zidane në Limoges, qytetin ku fitoi diplomën e tij si drejtor i përgjithshëm i klubeve sportive.
”Dhe pastaj në fund nuk ishte kështu, sepse e kupton se kur ke pasur sfida në jetën tuaj, duhet ti vazhdoni ato. Më mori pak kohë, u përgatita për këtë dhe pasioni për të ndjekur lojtarët në fushë më ndihmoi më shumë. Sot jam një trajner dhe jam i lumtur për këtë që jam.’‘, shtoi Zidane që do të luajë një ndeshje bamirësie në këtë qytet me ish bashkëkombasit e tij që u shpallën kampion bote në vitin 1998.
Më tutje tekniku Madrilen përfundoi: ”Që kur e kam lënë shkollën, duhej të përgatitesha. Kam qenë menaxher për 2 vjet, trajner për 3 vjet. Kanë kaluar 5 vite duke u përgatitur. Për mua është një obligim.”