Çdo herë duket më e dukshme se problemi më i madh për Karim Benzeman është numri që ai mban mbi shpinën e tij. Historia, dhe aq më tepër e Real Madridit, ka pasur numrin ‘9’ të besuar një makinës së golave: Di Stefano, Santilla, Hugo Sanchez, Zamorano… Por Benzema, që ka humbur peshën e këtij numri, nuk është ky lloj i lojtarëve. Eshtë e vërtetë që erdhi si një golashënues tipik nga Lyoni por evolucioni i tij në Madrid e ka rikthyer në një fazë tjetër.
Francezi është konvertuar në një Michael Laudrup, në një 10, në një futbollist që prodhon më shumë gola sesa i shënon ata. Versioni aktual i Benzemas, është një koincidencë, që duket se ka rikuerpuar Madridi formën që kishte në fillimin e sezonit. Në këtë ekosistem, figura e shëndrruar ‘Karim Laudrup’ është thelbësore. Dhe gjithashtu për Cristianon.
Sigurisht, se Portugezi është në gjendje të jetojë dhe të triumfojë me suksese në cdo mjedis. Kjo është dëshmi aq e madhe saqë Benzeman e bënë të ndihet më rehatshëm. Dhe nëse keni një sulmues me CR7, është mirë që lojtarët përreth tij vendosin më shumë kujdes ndaj jush.
Në këtë botë që cdo gjë po matet me shifra, mund të jetë e vështirë të kuptohet vlera reale e Benzemas për Madridin. Mos shikoni të kërkoni 30 gola, por duhet të kapni atë përpjekje që bënë Francezi në fushë dhe atë që e jep brenda lojës.