Siç shpjegohet nga ABC , Real Madrid ka një shqetësim për ashpërsinë që Vinicius po vuan së fundmi. Të gjithë lojtarët me të cilët përballet kanë një synim për ta ndalur dhe për këtë nuk u mbetet gjë tjetër veçse ta rrëzojnë.
Për t’i rrëmbyer topin brazilianit duhet të jesh një mbrojtës shumë i shpejtë, me trup të fortë dhe me aftësi të mira për të vjedhur topa. Pak mbrojtës i kanë këto karakteristika të përsosura, kjo është arsyeja pse Vini është kaq i vështirë për t’u kapur.
Ancelotti e ka të qartë: “Vinicius nuk është i lodhur, nuk e kemi parë kurrë kështu dhe ka performuar në një nivel të mirë, prandaj ka luajtur gjithmonë deri më tani” . Braziliani shpesh i duron të gjitha ndeshjet pa u ndier i rraskapitur.