Carlo Ancelotti e di se ndeshja kundër Atlético Madrid nuk është dita për të bërë rotacione, kështu që ai do të dalë me ekipin e tij më të mirë në dispozicion.
Trajneri italian ka një ‘problem të madh’ tani ka të gjithë lojtarët në dispozicion, me përjashtim të Dani Ceballos, diçka për të cilën Ancelotti është veçanërisht mirënjohës.
“Dua të vlerësoj punën e ekipit mjekësor dhe trajnerëve, sepse në këtë kohë të sezonit të kesh gati të gjithë skuadrën gati do të thotë se puna që ata po bëjnë është shumë e mirë”, shpjegoi Ancelotti.
Ancelotti ka dyshimime në krahun e djathtë në sulm, me 4 lojtarë që mund ta nisnin nga fillimi, pavarësisht se Rodrygo është favorit i madh për të qëndruar me atë pozicion përballë Atletico.
4-3-3 me Rodrygo
Trajneri madrilen do të ketë në portë Thibaut Courtois , i cili ka grumbulluar 3 ndeshje radhazi në të gjitha garat pa pësuar gol.
Përveç kësaj, Carvajal, Militao, Alaba dhe Mendy, do të fillojnë në mbrojtje , e cila ka qenë shumë e rëndësishme për funksionimin e duhur të Real Madridit në javët e fundit.
Në qendër të fushës, Casemiro, Kroos dhe Modric do të jenë sërish përgjegjës për menagjimin e mesfushës.
Në sulm, Vinicius Jr., do të jetë sërish lojtari më destabilizues , i cili do të shoqërohet nga kapiteni, Karim Benzema, tashmë i rikuperuar dhe Rodrygo