Lajm i keq për Realin: në ndeshjen e së shtunës, në Elche, do të mungojë lojtari kryesor i sulmit, Karim Benzema.
Sulmuesi francez, i cili ka pasur probleme fizike që prej ndeshjes në Kiev kundër Shakhtar, shtrëngoi dhëmbët në El Clasico dhe ndaj Osasuna, por sot nuk doli në stërvitje me grupin.
Nuk ka informacion nëse është dëmtim, por me shumë mundësi trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur të tregohet i matur, pasi Benzema ka luajtur çdo ndeshje këtë sezon dhe është në limitet fizike.
Mesjavën e ardhshme Reali do të presë Shakhtar dhe do të nevojitet ekip i plotë në një ndeshje delikate, ndaj Benzema do të qëndrojë pushim këtë fundjavë.
Nuk dihet ende cili do të jetë zëvendësi i Benzema, por ndoshta do të ketë një shans të fundit Luka Jovic.