Gareth Bale ka vite që nuk e ka arritur më nivelin që ka pasur deri në vitin 2018, kur ishte vendimtar me golat dhe asistet e tij. Uellsiani ka pasur probleme fizike pa fund dhe ndoshta ka vuajtur edhe për shkak të karakterit të tij, sepse është një personazh paksa i vështirë, aq sa e pranon edhe vetë që golfi i shijon më shumë se futbolli.
Tani agjenti i tij, Jonathan Barnett, akuzon ish-trajnerët e Bale për problemet që sulmuesi uellsian ka pasur vitet e fundit. Së pari, Jose Mourinho në shënjestër: “Tek Tottenham Mourinho e Bale nuk patën probleme, por thjesht nuk e shihnin futbollin në të njëjtën mënyrë – dhe këtu po tregohem shumë diplomatik. Le të themi që kthimi tek Tottenham nuk ishte zgjedhja më e mirë për Bale“.
Bale u kthye tek Reali për vitin e fundit të kontratës dhe tashmë drejtohet nga Carlo Ancelotti, i cili pasoi Zinedine Zidane.
“Bale u kthye tek Reali dhe ishte menjëherë në formacion, por për fat të keq pësoi një dëmtim serioz që e ka kthyer pas në kohë. Mëkat, sepse me Ancelottin gjërat po shkonin shumë mirë para dëmtimit. Gjithsesi, Bale ëndërron të luajë në Kupën e Botës dhe kjo ka rëndësi, të besojë tek vetja. Dëmtimet dhe mosmarrëveshjet sezonet e shkuara me Zinedine Zidane e kanë penguar jashtëzakonisht“.