Ngritja e frikshme e klubeve të mbështetur nga sheikët në dekadën e fundit kanë shtuar ndjeshëm presionin mbi klubet tradicionale si Real Madrid, që në merkato hasin shumë vështirësi, për shkak të kostove të mëdha të lojtarëve, por edhe komisioneve.
PSG ka nisur një fushatë agresive përforcimesh me lojtarë afër fundit të kontratës, ndaj edhe Florentino Perez ka vendosur tashmë të aplikojë të njëjtën strategji. Real Madrid është klubi që e ëndërrojnë gjithë lojtarët, ndaj Perez kërkon lojtarë të nivelit të lartë që janë në fund kontrate, duke punuar me kontratat dhe me komisionet.
Megjithatë, edhe komisionet do të kenë parametra të caktuar tek Reali, sepse Perez ka vendosur që shifrat do të jenë të ndryshme për lojtarët e rinj: Mbappe apo Haaland do të marrin komisione të jashtëzakonshme, por të tjerët kanë një tavan, që është maksimumi 20 milionë euro.
David Alaba mori 17,7 milionë euro komision, për faktin se firmosi duke qenë pa kontratë me Bayernin, ndërkohë që edhe Antonio Rüdiger, nëse firmos për Realin, nuk mund ta kalojë këtë shumë.
Ndryshon puna për emra si Mbappe e Pogba, që natyrisht do të kenë një kosto më të madhe nëse firmosin verën e ardhshme, edhe pse Pogba është poshtë Mbappe në listën e Realit dhe vështirë se Los Blancos do të japin më shumë se 30 milionë euro komisione në total.