Luka Modric u paraqit mjaft mirë në ndeshjet e fundit me kombëtaren kroate, duke shënuar edhe një gol të bukur kundër Sllovakisë, sinjal i qartë që mesfushori i Realit është në formë mjaft të mirë fizike dhe nuk bëhet fjalë që Reali ta lërë të lirë verën e ardhshme, nëse vijon të luajë në këto nivele.
Përtej aspektit të lojës, Reali vlerëson edhe anën njerëzore të Modric, person shumë i respektuar në klub nga nga tifozeria, ndaj Florentino Perez bisedon shpesh me kroatin, duke i kërkuar edhe këshilla për të ardhmen.
Sipas Defensa Central, Modric i ka këshilluar presidentit të Realit të përforcojë ekipin me Marcelo Brozovic. Bëhet fjalë për një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Interit dhe të Kroacisë, shok i ngushtë me Modric, i cili në kombëtare e ka gjithnjë në krah dhe formon një dyshe të shkelqyer në mesfushë.
Brozovic është në vitin e fundit të kontratës me Interin dhe vështirë se do të rinovojë, duke parë interesimin nga brenda e jashtë Italisë. Reali do të përforcohet në çdo reaprt verën e ardhshme dhe Brozovic me parametër zero do të ishte një goditje e madhe, në një repart ku cilësia nuk mungon, por 28-vjeçari kroat do të shtonte ndjeshëm forcën fizike dhe eksperiencën.
Përvec Brozovic, Reali ndjek edhe mera të tjerë në mesfushë, si Pogba, Tchouameni, Kessié apo Zakaria, por të gjithë janë shumë të shtrenjtë.