Ronaldo Nazario, “Fenomeni”, është një ndër sulmuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit, ka fituar edhe Topin e Artë dhe natyrisht atij i takon, si pak të tjerë, që të japë mendimin e vet kush e meriton Topin e Artë këtë vit.
Ish-ylli i Brazilit dhe Real Madridit e Interit ka postuar në rrjetet sociale një foto me Karim Benzema, duke dhënë një mesazh të qartë në favor të sulmuesit francez.
“Pa dyshim, kandidati im për Topin e Artë është Benzema. Sulmuesi më i mirë, nivel brutal gjatë 10 viteve të fundit dhe kampion mbi gjithë të tjerët. Nuk mendoni edhe ju kështu?”.
Topi i Artë jepet pas pak javësh nga France Football dhe favoritët janë Benzema, Messi e Lewandowski, sipas L’Equipe.