I duhen vetëm dy pikë për të fituar La Ligan, por Zinedine Zidane është duke menduar vetëm për fitoren në ndeshjen e nesërme ndaj Villarreal.
Francezi u pyet nëse do të nënshkruante për dy barazime në dy ndeshjet e fundit, atë ndaj Villarreal dhe Leganes, por ai shpjegoi që objektivi i vetëm është të meren tre pikët ndaj Villarreal.
”Nuk është ajo se çfarë unë preferoj,” tha ai kur u pyet në konferencën për media.
”Duam të fitojmë të Enjten, kjo është e gjitha.”
”Do të shkojmë për të, ashtu siç kemi bërë gjithmonë dhe ne dimë që edhe Villarreal do të bëje të njëjtën.”
”Nuk ndjehem akoma si kampion.”
”Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë.”
Pavarësisht paralajmërimit të Zidane, Real Madridi është fare pranë titullit dhe Zidane u pyet nëse humbja 7-3 ndaj Atletico Madrid në parasezon ka ndikuar në skuadër.
”Jam i sigurtë që na ka ndihmuar të përmirësohemi,” pohoi ai.
”Isha shumë i mërzitur pas asaj humbje, të gjithë lojtarët ishi. Kjo skuadër ka treguar që është në gjendje të vuaje.”
”Ka një ambicie në këtë klub, ashtu siç ka qenë përgjatë gjithë historisë së klubit.”
”Kur jemi rikthyer nga situata e pandemisë, mund të keni parë se lojtarët dëshironin të arrinin gjëra të mëdha.”
”E pash në stërvitje se sa shumë e donin titullin edhe pasi gjërat kishin ndaluar.”
Trajneri poashtu u pyet nëse ndjen sikur arritjet e tij janë të nënvlerësuara.
”Jo, nuk e mendoj. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi. Ajo që thuhet nga jashtë nuk do të ndryshoje asgjë,” përfundoi ai.