Mbappe vazhdon t’a ‘lëndoje’ trajnerin e tij Tuchel. Gjatë një prezentimi të bërë në një eveniment bamirës në Paris, Kylian Mbappe la të kuptohet që objektivat e tij për sezonin janë: Championsi, Europiani dhe lojërat Olimpike, duke bërë një theksim të veçantë për këtë të fundit me iluzionin për të luajtur në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio këtë vit, diçka që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Tuchel, por as drejtuesëve Parizien.
”Idhulli im i parë në futboll ishte Zidane”, theksoi lojtari. ”Pastaj Cristiano Ronaldo, që për fat të mirë kisha mundësinë të stërvitesha me të. Dhe më pas, Brazilianët, për formën se si luajnë. Ajo që dua të bëj unë është të lë gjurmë në historinë e librave të futbollit.”
Sipas asaj që raporton e përditshmja MARCA, Real Madridi vazhdon t’a monitoroje situatën dhe çdo krisje e raporteve mes lojtarit dhe trajnerit shkojnë në favor të Madrilenëve. Drejtuesit tashmë po përgaditin një ofertë për t’a sjellur në Santiago Bernabeu gjatë verës, por se çfarë do të ndodhë më pas, mbetet të shihet.