Sipas te perditshmes AS, PSG eshte duke pergaditur nje oferte stratosferike per te mbajtur ne Paris Kylian Mbappen – dicka qe do e bente ate lojtarin me te paguar ne bote sebashku me Ronaldon dhe Messin. Qellimi i Parizieneve eshte te mbajne larg Real Madridin.
Ideja e Florentino Perez eshte te tentoje nenshkrimin e Mbappes ne veren e vitit 2021, atehere kur atij do i mbetet vetem edhe nje vit ne kontrate. Perez do te beje gjithcka qe eshte e mundur per t’u siguruar qe Mbappe nuk rinovon me PSG – por nga distanca. Ai nuk deshiron t’i komplikoje maredheniet e mira me PSG.
Florentino Perez eshte poashtu shume i vetedijshem per financat qe Mbappe mund te sjelle ne klub. Sipas Forbes, Kylian Mbappe perfiton 10 milion euro neto nga sponzoret (5 milion vetem nga Nike) dhe parashikimet jane qe ai mund te trefishoje kete shume sapo te veshe bluzen e Real Madridit.