Plot 13 lojtarë Madrilen janë ftuar nga kombëtaret e tyre për ndeshjet e ciklit të kombëtarëve në këtë muaj.
Virusi i quajtur ‘FIFA’ nga shumë ekspertë të futbollit për shkak të problemeve që po iu shkaktojnë lojtarëve kombëtaret e tyre ka prekur 13 lojtarë Madrilen në këtë muaj.
Ramos dhe Carvajal janë ftuar nga Spanja, Varane dhe Areola nga Franca, Courtois nga Belgjika, Modric nga Kroacia, Kroos nga Gjermania, Jovic nga Serbia, për ndeshjet kualifikuese për Europianin 2020.
Ndërsa Casemiro, Vinicius dhe Miliato nga Brazili dhe Valverde nga Uruguay janë ftuar për miqësoret e tyre.