Zinedine Zidane mund të buzëqesh sa i përket rikthimeve nga dëmtimi në javën e ardhshme.
Tekniku Madrilen luajti pa Hazard, James, Rodrygo, Isco dhe pa Brahim Diaz në ndeshjen e fundit ndaj Villarealit që përfundoi me barazim 2-2 në xhiron e tretë të La Ligas.
Por 4 nga këta 5 lojtarë Zidane mund t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme në La Liga ndaj Levantes më 14 shtator me fillim në ora 13:00.
Hazard, James, Rodrygo dhe Brahim do të mund të kthehen nga dëmtimet e tyre në këtë ndeshje dhe pritet të jenë plotësisht të gatshëm për ndeshjen ndaj PSG-së në Champions League më 18 shtator me fillim në ora 21:00.
Iscos do t’i zgjasë dëmtimi më shumë dhe rikuperimi i tij po vazhdon me sukses nën përkujdesjen e stafit mjekësor të klubit.