E përditshmja spanjolle AS e hap kështu ditën e sotme në portalin e saj;
Real Madridi e di se sa e vështirë është të negociosh me PSG e cila nuk dëshiron t’i shesë lojtarët. Dëshira e Mbappe është të jetë nën urdhrat e Zinedine Zidane dhe kjo është një faktor shumë i rëndësishëm lidhur me këtë çështje. Vetë lojtari francez ju ka dërguar sinjale drejtuesve të klubit madrilen.
Mbappé ka zgjedhur Zidane, por dëshira e tij nuk mjafton për të kryer transferimin, në një situatë ku PSG refuzon në mënyrë kategorike.
Florentino Pérez ishte dje në Paris për kongresin e 69-të të FIFA-s. Al Khelaifi (presidenti i PSG) nuk shkoi qëllimisht, në mënyrë që të shmangë fotot me presidentin Perez, foto të cilat do ndiznin spekulimet anë e mbanë botës. Të dy e dinë që Mbappe ka marrë vendimin për t’u larguar, por nuk do jetë i lehtë transferimi. Një faktor tjetër që mund t’a ndihmojë Real Madridin janë çështjet dhe problemet e brendshme të klubit francez, polemikat me Neymar, presioni i Fair Playt financiar, rezultatet e dobëta të PSG në Europë etj. Transferimi i Mbappe tek Reali më herët dukej i pamundur, por tani në këto kushte, ky transferim duket më se i arritshëm.
Në një skenar të tillë, mundësia që Mbappe të përfundojë në Madrid është jashtëzakonisht e madhe. Por gjithësesi ky është një operacion jo pa risk. Florentino Perez nuk dëshiron t’i prishë marrëdhëniet me PSG. Perez dëshiron që të jetë vetë Mbappe ai që të hedhë hapin e parë. Në fakt kjo është ajo që ka bërë lojtari francez. Ai është shprehur disa herë se ëndërron të punojë me Zidane. Tani mbetet vetëm të flasë dhe me Tuchel (trajnerin e PSG), por kësaj rradhe, për t’i thënë të kundërtën.
Në fakt edhe vetë trajneri Tuchel i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratat e tij. I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, ai është shprehur: “Nuk mund të siguroj se Neymar dhe Mbappe do të qëndrojnë në Paris sezonin e ardhshëm.”