Real Madridi po planifikon që të bëjë zyrtare transferimin e dy lojtarëve para 1 qershorit.
Sipas ABC, bëhet fjala për transferimin e Luka Jovic dhe Eden Hazard, të cilët pritet të jenë pjesë e planit për ri-ndërtimin e ekipit nga Zidane duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Mediumi në fjalë raporton që Luka Jovic mund të bëhet zyrtare në fillimin e javës së ardhshme pasi të mbarojë Bundesliga ndërsa transferimi i Eden Hazard pritet të bëhet zyrtare pas finales së Europa League që do t’a luajë Belgu me Chelsean më 29 maj në Baku kundër Arsenalit.