Vinicius Junior nuk do të luajë në Copa America. Trajneri Brazilian, Tite, nuk ka përfshirë supertalentin Madrilen në këtë listë për Copa American që do të luhet nga 14 qershori deri më 7 korrik.
Ky vendim i ka shuar shpresat e mëdha që kishte Vini për të luajtur në Copa America me kombëtaren e tij. Dëmtimi që pësoi kundër Ajaxit në Champions League e la jashtë atë për rreth 2 muaj dhe kjo ndikoi që ai mos të marr ftesën nga Tite.
Gjithashtu as Marcelo nuk është përfshirë në këtë listë pas formës së dobët që kishte në këtë sezon. Vetëm një lojtar aktual i Madrilenëve është ftuar dhe ai është Casemiro. Lojtari i ardhshëm Madrilen, Militao, gjithashtu është ftuar.