Real Madridi do të zhvilloj ndeshjen e radhës kundër Chelseas nesër në Ligen e Kampionëve.
Ancelotti doli me intervistë para ndeshjes:
“Duhet të mendoni për këtë, është një lojë 180 minuta. Ndeshja e nesërme nuk është vendimtare, por mund të na japë avantazhin për të menaxhuar ndeshjen e dytë.”
“Ne e merituam të fitojmë Champions League sezonin e kaluar.”
“Çështja e Valverdes? Ai është i mirë. Ne e njohim shumë mirë. Ai është një djalë i veçantë. Nuk dua të komentoj për atë që ndodhi.”
“Ne duam të luajmë një ndeshje të plotë nesër. Të mbrohemi dhe të sulmojmë më mirë se kundër Villarrealit.”
“Ne vuajtëm shumë kundër Chelseat sezonin e kaluar. Ne duhet t’i respektojmë ata. Ata kanë lojtarë të mirë dhe me siguri do të jenë të motivuar.”
“Vinicius është i pandalshëm. Ai nuk ndalet kurrë së provuari. Ai është i jashtëzakonshëm.”
“Nëse jam i trishtuar për Chelsean dhe pozicionin e tyre në Premier League? Po, sepse kam kujtime fantastike nga koha ime atje. Unë jam një tifoz i Chelsea. Rikthimi në Chelsea? Jo.”
“Ky është një ekip miqsh. Ata e dinë kur të bëjnë shaka dhe kur të jenë serioz. Ata argëtohen së bashku, por kur ne kemi nevojë që ata të jenë të fokusuar, ata janë shumë seriozë.”
“Nëse fitojmë Kupën e Mbretit, do të kemi fituar të gjithë titujt e mundshëm në vetëm dy sezone. Ka ekipe që nuk e bëjnë kurrë këtë.”
“Maldini ishte lojtari im, ai ishte kapiteni im. Do të doja ta takoja në finalen e Stambollit, sigurisht me triumfin tonë”.