Stafi stërvitor nuk e përjashton opsionin e francezit për të mërkurën.
Real Madridi u stërvit mëngjesin e sotëm në Ciudad Deportiva me shtesa të reja në skuadrën e tyre. Ferland Mendy është në fazën e fundit të rikuperimit dhe ka mundur të bëjë një pjesë të stërvitjes me grupin.
Pas gati një muaji e gjysmë, Mendy i është rikthyer ushtrimeve normale dhe e ka përfunduar me ndjenja të mira.
Ideja që ia del Pintus është ta futë pak nga pak në dinamikën e skuadrës, duke qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj evolucionit të tij. Për momentin, lojtari nuk është i aftë për të luajtur me ekipin, por është i aftë për tu stervit me skuadrën.
Antonio Pintus ka bërë një plan për të ndjekur ditët e fundit me synimin për të mbërritur në kushtet më të mira për ndeshjen e së mërkurës së ardhshme. Testi i parë do të bëhet në seancën e nesërme, pasi pritet që ai të përfundojë normalisht seancën.