“Jam mirë dhe gati për nesër. Fokusi im është tek e nesërmja, nuk mendoj për të kaluarën”.
“Viti i kaluar ka qenë shumë i rëndësishëm për mua. Më duhej pak kohë për t’u rikuperuar, por tani jam mirë.”
“Jam këtu në Real Madrid duke shijuar çdo ndeshje, çdo stërvitje. Nuk e di sa kohë do të qëndroj këtu, mund t’ju them se jam i lumtur dhe po shijoj gjithçka.”
“Arabia Saudite është një vend shumë i bukur, është mirë të shohësh kaq shumë tifozë të Real Madridit”.
“Cristiano ishte me ne dje, mendoj se është i lumtur dhe shpresoj se do të shënojë shumë gola”.
“El Cásico është një lojë shumë e rëndësishme si gjithmonë. Barcelona është një ekip i madh, por ne fokusohemi te vetja. Duhet të jemi gati për nesër.”
“Njerëzit thonë se po kursej veten për Kupën e Botës? E pakuptimt. Unë u lëndova, nuk do ta bëja kurrë këtë me Real Madridin tim. Doja të luaja të gjitha ndeshjet.
Kombëtarja e Francës? Nuk do të flas për këtë.
“Rinovimi i kontratës? Të flasësh për rinovimin është çështje tjetër. Unë jam në Real Madrid dhe po e shijoj atë. Nuk e dimë se çfarë ndodh në futboll”.
“Vetëm Lucas Vazquez është jashtë për ndeshjen e nesërme. Të gjithë lojtarët e tjerë janë gati. Ne jemi gati për finalen e nesërme.”
“Asnjë foto me Cristiano Ronaldon? Nuk kemi nevojë për foto për të treguar se jemi miq. Ne nuk folëm apo pamë njëri-tjetrin sepse ai ishte aty në stërvitje.”
“Nuk e pashë Cristianon dje sepse duhej të stërvitej, por shpresoj që do ta shoh nesër dhe do të flasim”.