Pas zyrtarizimit të sulmuesit të talentuar brazilian, Endrick, tashmë Real Madrid duket se po përgatit planin për një tjetër afrim dhe është pikerisht ish-lojtari i tyre, Achraf Hakimi.
Marokeni, i cili aktivizohet në rradhet e francezeve të PSG ka luajtur në fillimet e karrieres së tij me “los galacticos”, perpara se të luante ne rradhët e Borussia Dortmund dhe Inter.
Hakimi duket se e ka me deshirë një rikthim në Madrid, pasi nga mediat mesohet se marokeni mund te pranojë dhe një ulje të lehte të pages, per të luajtur në rradhët e madrileneve.