Real Madridi e kanë të qartë se duan të marrin përsipër shërbimet e Endrick-ut, për këtë arsye tashmë kanë nisur të lëvizin me synimin për nënshkrimin e tij. Kështu, agjentët e sulmuesit brazilian japin çelësat për të materializuar operacionin. Real Madridi ka besim në premtimin që i ka bërë Florentinos.
Real Madrid ka si objektiv prioritar nënshkrimin e Endrick. Braziliani ka potencial dhe cilësi të denja për të veshur fanellën e klubit më të mirë në botë. Por paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe mosha e tij e re kanë rritur interesin e klubeve të mëdha evropiane.
Kujtojmë që agjentët e brazilianit janë të njëjtë me ata të Vinicius, ky fakt i lejon Madridit të ketë një fill më të drejtpërdrejtë, pra besimi është maksimal në këtë operacion. Në këtë kuptim, në Valdebebas kanë premtimin se në kushte të barabarta, Endrick do të jetë lojtar i Real Madridit.
Agjentët e Endrick i kanë dhënë fjalën Florentino Perezit, kjo është arsyeja që Real Madridi është gati për të realizuar nënshkrimin e brazilianit. Në një operacion me kaq vështirësi, çdo detaj mund të jetë çelësi për mbylljen e tij.