Real Madridi do të luaj ndeshjen e radhës kundër Shakhtar në Ligen e Kampionëve, ai në intervisten para ndeshjes ka treguar për mungesat dhe lojtarët që do të startojnë.
“Ndeshja e nesërme (sotme) është shumë e rëndësishme. Ne jemi gati për të. Do të kemi një qëndrim tjetër. Shakhtar janë shumë të mirë dhe ne i respektojmë ata.”
“Dani Ceballos nuk do të luajë nesër. Ai ka pasur një problem gjatë stërvitjes sot. Ai është jashtë.”
“Nuk e di nëse Modrić do të jetë në 11-shen nesër. Më duhet të mendoj për këtë.”
“Courtois nuk do të luajë nesër”.
“La Liga apo Champions League? Unë gjithmonë dua të fitoj Champions League (qesh)”
“Xavi dhe Messi thanë se jo gjithmonë skuadra më e mirë e fiton Champions League? (Qesh). Edhe ne ishim të befasuar.”
“Courtois tashmë po ndihet më mirë sot. Ne do të shohim javën e ardhshme se si do të ndihet.”
“Të flasësh për fat në Champions League mund të jetë për të fshehur problemet tuaja ose meritat e ekipit rival”.
“Camavinga më i mirë si zëvendësues? Jam dakord. Ai ka probleme me pozicionin e tij në fushë. Ai duhet të mësojë dhe përmirësohet në këtë aspekt. Por ai është një lojtar i mrekullueshëm.”
“Camavinga është shumë i ri dhe ka nevojë për përvojë. Por cilësia e tij është shumë e lartë.”
“Hazard? Ai nuk ka folur me mua. Ai e njeh shumë mirë situatën e tij. Konkurrenca është e lartë.”