Hera e fundit që Real Madridi përsëriti titullin e ligës radhazi ishte në sezonet 2006-2007 dhe 2007-2008.
Ky është një objektiv shumë i rëndësishëm për klubin madrilen, pasi është diçka që ata nuk e kanë arritur që nga sezonet 2006-2007 dhe 2007-2008, fillimisht me Fabio Capello-n dhe më pas me Bernd Schuster-in.
Nëse Real Madridi arrin të fitoj trofeun e La Ligës në 2022-2023, do të thyente kështu një seri humbjesh prej 15 vitesh, por kjo nuk është e gjitha, pasi edhe vetë Ancelotti do të arrinte të bënte histori në karrierën e tij.