Këtë të martë u publikua lajmi se Tchouameni i ka dhënë po-në përfundimtare Real Madridit dhe mbetet vetëm që të bardhët të bien dakord me Monacon për kushtet e transferimit. Ky është një lajm i mrekullueshëm që është festuar nga shumica e Madridistëve, por një në veçanti: Eduardo Camavinga.
RMC e lançoi lajmin me një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter, e cila mori një pëlqim nga Camavinga as 10 minuta pas publikimit . Mesfushori është i kënaqur me ardhjen e një tjetër bashkekombasi të ri, të cilin e njeh në mënyrë të përsosur dhe me të cilin beson se mund të përshtatet.
Në lajmin e saj, RMC thekson se negociatat mes Real Madridit dhe Monakos janë afër mbylljes, me një transferim prej 80 milionë eurosh dhe nënshkrimin e lojtarit francez për pesë vite në Real Madrid. Ashtu si Camavinga, edhe Tchouameni i është dashur të refuzojë disa oferta.