Luis Enrique njoftoi këtë të hënë grumbullimin e 25 lojtarëve për katër ndeshjet e ardhshme të Spanjës në UEFA Nations League.
Trajneri spanjoll ka thirrur Dani Carvajal dhe Marco Asensio për ndeshjet e radhës me kombëtare, kjo nuk vlen për Nacho Fernández, pavarësisht formes të jashtëzakonshme në të cilen ai po kalon.
Ndryshe nga Eric García, i cili ka pasur një sezon shumë të keq te Barcelona, ashtu si ekipi i tij, por vazhdon të ketë besimin e Luis Enrique.