“Më duhet të shënoj më shumë sepse shënimi i golave është mënyra për të ndihmuar ekipin. Do të doja të kisha më shumë gola, më shumë asistime… por unë jam ende i ri, çdo ditë mëson diçka të re.”
Arritja në finale nuk ia vlen nëse nuk e fiton atë”.
“Gjithmonë bëj shaka me Modric sepse nuk e di si do ta arrij moshën e tij sepse kur mbaroj ndeshjet më dhemb gjithë trupi (qesh). Mendoj se ajo që përfaqëson Luka është shembullore për të gjithë ne.
“Salah preferon të përballet me Madridin në finale? Ajo që tha Salah është një motivim, është si një mungesë respekti për stemen e Real Madridit.”
“Ëndrra ime ishte të luaja për Real Madridin, por kurrë nuk kam menduar të luaj në një finale të Ligës së Kampionëve. Objektivi është ta fitoj atë, nëse jo, nuk ia vlen të shkoj këtu.