Pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Real Madridi përballet me një finale tjetër në La Liga pasi është dueli direkt kundër Sevillas. Ndeshje që mund të jetë dënimi përfundimtar për skuadrën e Sevilles në luftën për La Liga.
Si Marcelo ashtu edhe Casemiro do të jenë dy mungesat e konfirmuara në duelin në Sánchez Pizjuán . Anësori pësoi një dëmtim muskulor kundër Chelseat dhe nuk do të luaj kundër Sevillas.
Casemiro do të mungoj përshkak të kartonëve të verdhë.
Vallejo është një nga lojtarët e dyshimtë për ndeshjen, pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do të izolohet derisa të dalë negativ, pavarësisht se është në gjendje perfekte dhe asimptomatik.
Isco vazhdon të ketë probleme me shpinën dhe mbingarkesa nuk e ndal dhimbjen e tij , duke e penguar të stërvitet. Probleme muskulare që kishte edhe Nacho dhe Benzema.