Trajneri spanjoll ka thënë se skuadra e tij vuajti shumë në pjesën e dytë ndaj ‘Rojiblancos’, kurse ka refuzuar të komentojë sjelljet e lojtarëve kundërshtarë në fund të takimit.
Mes tjerash, ai tha edhe disa fjalë për kundërshtarin e radhës, duke thënë se do të kenë përballë mbretërit e Champions League.
“Jemi në telashe të mëdha. Nuk mund të harrojmë se luajtëm tri ditë më parë, udhëtuam, erdhëm këtu, pësuam shumë lëndime dhe tani nuk di se çfarë do të ndodh në javët tjera”, tha Guardiola.
“Real Madridi janë mbretërit e kësaj gare, sigurisht se do të jetë vështirë.
Nëse luajmë sikur në pjesën e dytë, nuk do të kemi shanse”, shtoi Guardiola.
Manchester City luan gjysmëfinalen ndaj Real Madrid më 27 prill.