“Të gjithë e dinë se nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodhi në ndeshjen e parë. Ne e dimë se mund të vuajmë. Duhet të luftojmë dhe të fitojmë.”
“Valverde në 11-ën? Do të shohim 11-tën tonë. Do të donim të luanim të njëjtën ndeshje të javës së kaluar, por e dimë se Chelsea do të ndryshojë diçka. Ne do të duhet të luajmë në një mënyrë tjetër.”
“Jam me fat që lojtarët e mi dinë shumë mirë t’i luajnë këto ndeshje. Ata nuk do të jenë të qetë nesër. Sot, ne jemi të lumtur që luajmë një çerekfinale.”
“Champions League është një kompeticion shumë i vështirë. Arritja në finale dhe fitimi i saj është shumë e vështirë. Përvoja dhe personaliteti janë gjithçka në këtë kompeticion.”
“Chelsea vjen këtu për të provuar të fitojë dhe të kalojë në gjysmëfinale. Kjo është ajo që bëjnë skuadrat e mëdha.”
“Casemiro ka përvojë dhe cilësi dhe ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për këtë klub dhe do të jetë gjithashtu në të ardhmen. Çfarë bën në pozicionin e tij… nuk ka lojtarë si ai në botë.”
“Të largohem nga Madridi të bëhem trainer i Italis? E kam menduar në 2018 para Kupës së Botës. Por më pëlqen më shumë futbolli i klubeve. Nuk më pëlqen të punoj vetëm 3 herë në vit.”
“Nëse kthimi në Madrid ka qenë vendimi më i mirë? Kam kaluar mirë në Everton, por më pas Real Madridi më thirri dhe ishte e vështirë t’u thosha jo atyre. Do t’i kisha thënë “Jo” ndonjë klubi tjetër, por jo në Madrid”.
“Nëse klubi është i kënaqur me mua, atëherë unë jam i lumtur. Nëse ata nuk janë të lumtur, atëherë do t’i falënderoj të gjithë për gjithçka. Por unë jam i sigurt për këtë pjesë të fundit të sezonit.”