Çfarë po ndodh me Toni Kroos? Tifozët e Real Madridit janë pyetur për javë të tëra për rënien e një futbollisti që nuk kishte dhënë kurrë kaq shumë shenja parregullsie në skuadrën e bardhë.
Mesfushori 32-vjeçar ka pasur probleme të ndryshme me stomakun që jo vetëm e kanë ngadalësuar në çdo ndeshje.
Kroos ka humbur deri dy kilogramë në javët e fundit si pasojë e gastroenteritit që e ka prekur dhe e ka dobësuar fizikisht . Si Carlo ashtu edhe Davide Ancelotti janë të vetëdijshëm për problemin dhe ndonëse pritet që ai të mos humbasë vendin e tij në njëmbëdhjetëshen në një afat të shkurtër , ata do të presin evolucionin e Kroos.