Siç zbulohet nga gazeta franceze L’Équipe, Kylian Mbappé ka qenë në kontakt me Karim Benzema në disa raste gjatë muajve të fundit për ta pyetur atë për Real Madridin.
Kylian gjithmonë telefonon Karimin për ta pyetur se si është jeta në klub dhe në qytetin e Madridit , për të njohur aspektet e qytetit ku do të banojë sezonin e ardhshëm.
Nuk është sekret që sezonin e kaluar Kylian Mbappé i tha qartë PSG-së dhe drejtuesve të klubit parizian se dëshironte të bashkohej me Real Madridin, duke lënë një shumë të madhe parash si transferim.
Në fakt, në një intervistë për L’Équipe, Mbappé ka deklaruar tashmë dëshirën e tij për të shkuar te Real Madrid: “Klubi vendosi të mos më shesë dhe mua më dukej mirë. Vazhdova të luaja në gusht dhe nuk e kisha problem këtë. Unë jam ende në një ekip të madh dhe në një vend ku kam qenë dhe jam i lumtur. Pse dua të largohem? Mendova se aventura ime kishte mbaruar, doja të zbuloja diçka tjetër. Nëse do të kisha shkuar në verë, do të kam qenë në Madrid. Largimi ishte hapi tjetër logjik në karrierën time