Lojtari për të cilin Rossonerët pyetën ishte Dani Ceballos , sipas ‘SempreMilan’. Në merkato të fundit, Ceballos kishte tingëlluar për Milanin, por asgjë nuk u finalizua. Betis kishte qenë skuadra e fundit me të cilën ishte lidhur.
Largimet e ardhshme të Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko kanë bërë që skuadra italiane të fillojë të lëvizë në merkato për të përforcuar mesfushën. Ceballos është pjesë e planeve të Piolit, pasi ai është një lojtar që i mungon skuadrës së tij . Përveç kësaj, Milani ka një përvojë të mirë me Brahimin dhe mendon se një lojtar me karakteristika të ngjashme mund t’i vijë në ndihmë skuadrës.