Juanfe Sanz një gazetare nga El Chiringuito, ka avancuar informacionin se familja e Mbappe-së dhe më konkretisht nëna e tij, kanë kontaktuar agjensitë imobilare në Madrid.
Mbappé është i vendosur të nënshkruajë për klubin e bardhë dhe dëshiron të shkojë të kërkojë strehim për sezonin e ardhshëm, mundësisht në lagjen ekskluzive të La Moraleja.
Familja Mbappé dëshiron të ketë një banesë atje kur francezi të nënshkruajë për Real Madridin në merkaton e verës së ardhshme si lojtar i lirë, siç zbuloi gazetari i lartpërmendur.