Ndeshja e Real Madridit në San Mamés sqaroi disa kufizime që ka skuadra aktuale, duke përsëritur disa situata nga e kaluara kur Zizou ishte në stolin e Real Madridit.
Megjithatë, Carlo Ancelotti e di se tani vjen pjesa më e rëndësishme e sezonit, ku Real Madridi janë ende të pozicionuar në vendin e parë në La Liga.
1.
Një nga gjërat që u evidentua edhe një herë në San Mamés është mungesa e besimit të Carlo Ancelottit te disa lojtarë, gjë që e dëmton shumë skuadrën, pasi disa lojtarë kanë pak përfshirje dhe të tjerë me një ngarkesë të konsiderueshme minutash.
2.
Për trajnerin italian nuk llogaritet futbollisti me rrogën më të lartë në skuadër. Është e vërtetë që Bale është një lojtar që mendon më shumë për Uellsin sesa për Real Madridin, por dje, me disa lojtar të lodhur, ishte një mundësi e shkëlqyer për të parë Gareth në fushë, si dhe për Eden Hazard.
3.
Mariano dhe Jovic praktikisht nuk llogariten për Ancelottin, kështu që dëmtimi i Benzemas është një munges e madhe, i cili nuk ka zëvendësues për francezin dhe u desh të startonte me Asensio si një ‘9’ të rremë, gjë që dëmtoi skuadren dhe veten e tij.