Thibaut Courtois po përjeton një moment të shkëlqyer, duke qenë vendimtar dhe duke ngritur tituj me fanellën e Real Madridit, siç ndodhi në stadiumin ndërkombëtar Rey Fahd.
Portieri belg është konsoliduar në portën e bardhë dhe është bërë portieri më i mirë i futbollit botëror, duke e kthyer në një ekspozitë çdo ndeshje që luan me Real Madridin apo me kombëtaren e Belgjikës.
I fundit që iu dorëzua Thibaut Courtois ka qenë një legjendë e bardhë, i cili e di se çfarë do të thotë të mbrosh me sukses portën e klubit madrilen, me presionin e fortë që kjo sjell dhe kjo është diçka për të cilën jo të gjithë portierët janë të përgatitur.
Iker Casillas ka reaguar pas një postimi në Twitter nga llogaria zyrtare e Real Madridit, ku ka treguar momentin në të cilin portieri belg ka shpëtuar penalltinë e Raul García-s dhe ka penguar baskët të futen në lojë.
Portieri më i mirë në botë! Nuk ka tjetër!”, u përgjigj vetë Iker, në të njëjtën linjë me deklaratat e presidentit të Klubit, Florentino Pérez, menjëherë pas përfundimit të Superkupës së Spanjës.
Ky koment i Iker Casillas është shumë i rëndësishëm për Courtois, pasi legjenda madrilene ka qenë gjithmonë një referencë për portierin 29-vjeçar belg, i cili aspiron të vazhdojë të korrë sukses duke mbrojtur ngjyrat e Real Madridit