Sulmuesi belg po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, i lënë në stol, ku ka tre ndeshje radhazi pa luajtur dhe ka ndjekur të gjithë Superkupën e Spanjës pa u futur në fushë.
Ky moment i vështirë për Hazardin ka bërë që të shpërthejnë spekulimet për të ardhmen në klubin e bardhë, veçanërisht pasi gazetari belg Sacha Tavolieri njoftoi se Eden mori vendimin për t’u larguar nga klubi madrilen.