Real Madridi është favoriti kryesor për të nënshkruar me norvegjezin.
Gjithashtu, nga pikëpamja ekonomike, operacioni do të luhatet mbi 350 milionë euro, siç zbulon José Félix Días. Shifra që përfshin transferimin, komisionet dhe pagën e lojtarit.
Sulmuesi do të largohej për 75 milionë euro të rënë dakord si largim dy vite më parë siç raportuam në Defensa Central. Por kësaj duhet t’i shtojmë komisionet e Mino Raiola dhe babait të Haaland.
Veç kësaj, brenda atij çmimi është përfshirë edhe paga e futbollistit që do të nënshkruante kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin . Një operacion shumë i lartë, por i përballueshëm për Real Madridin.
Pritet që operacioni të bëhet në muajin e ardhshëm pasi Borussia Dortmund dëshiron të dijë nëse do të ketë sulmuesin në përpjekje për të gjetur një zëvendësues cilësor.