Kemi rikuperuar lojtarët që kanë pasur shqetësime (Modric, Benzema, Mendy). Ata janë gati për nesër.
Ndeshja kundër Elches do të jetë e vështirë. Duhet të jemi të përqendruar dhe të përgatitur. Copa del Rey është shumë i rëndësishëm për ne.
Valencia mbrohet shumë mirë. Ne duhet të vendosim intensitet në lojën tonë nesër.
Valverde ka një rol brenda këtij ekipi. Unë i besoj shumë atij. Atë që po bën, po e bën mirë. Është e vërtetë që ai nuk po luan shumë minuta, por ky është Real Madridi. Aty janë Modrić, Kroos dhe Casemiro.
Eden Hazard? Ai duhet të luajë sërish me besim, si më parë. Gjendja fizike është e mirë, ai është afër nivelit të tij më të mirë. Shpresojmë që së shpejti ta shohim në më të mirën e tij.
Vinicius? Ndonjëherë mund të thuash se ka varësi prej tij. Ai është një lojtar që ka bërë shumë mirë, na ka ndihmuar të fitojmë ndeshjet, si Benzema apo Militao. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm. Tani ai është mirë, të gjithë jemi të lumtur.
Pas Cádiz dhe Getafe duhet përmirësuar në aspektin sulmues ndaj skuadrave të mbyllura, me më shumë pasime vertikale dhe më shumë lëvizje pa top. Jemi duke e menduar, punojmë me video por për momentin nuk kemi shumë kohë.
Rivalët tanë për La Ligën? Të gjithë. Getafe ju jep probleme, siç ndodhi me ne. Sevilla ka një pozicion të mirë, është një ekip i organizuar, trajneri i tyre ka përvojë, është i fortë. Ne duhet të bëjmë rrugën tonë.
Gareth Bale nuk do të luajë nesër dhe ende nuk e dimë nëse do të udhëtojë në Arabinë Saudite për Superkupën. Ai ka një problem në shpinë.
Carvajal do të udhëtojë në Arabinë Saudite për Superkupën dhe do të luajë. Unë mendoj se edhe Jovic.
Çfarë ndodhi me Ceballos? Epo.. Ceballos donte të luante. I thashë se nuk ishte ndeshja më e mirë për të pas lëndimit. Ai ishte pak i zemëruar, por ai e di se unë i besoj shumë.