Mesfushori francez luajti përballë Casemiros dhe kjo e bëri të dukej në pozicionin e tij natyral, duke qenë një lojtar spektakolar gjatë gjithë ndeshjes.
Francezi vrapoi gjatë gjithë ndeshjes, duke u ofruar dhe duke u përpjekur t’u hapte rrugën bashkëlojtarëve në momentet më të vështira të takimit.
Një qëndrim që mahniti madrilienet në rrjetet sociale, duke lavdëruar mesfushorin francez dhe duke u emocionuar për të ardhmen e madhe që e pret lojtarin te Real Madridi.
Një qëndrim shumë i ndryshëm nga ai që kishte Martin Odegaard sezonin e kaluar . Norvegjezi nuk dukej se kishte guximin për të luftuar me Kroos dhe Modric.