Belgu, i cili shpresonte të ishte titullar për shkak të humbjes së Vinicius, përfundoi si zëvendësues dhe nuk u fut deri në pjesën e dytë. Ancelotti nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e Asensio-s, ndaj vendosi ta fuste Hazard.
Hazard mori një goditje shumë të ashpër nga prapa në minuten e 81 nga Arambarry, i cili duhej të përjashtohej.
Getafe iu përkushtua goditjeve dhe llogariste në lejueshmërinë e arbitrit. Hazard ishte shënjestër dhe ata nuk ndaluan me goditje ndaj tij gjatë 45 minutave që ai ishte në fushe.