Gazetari italian siguron se United nuk ka negociata aktive për të shitur Pogban në janar.
Lojtari nuk ka asnjë propozim për të dalë në merkaton e dimrit me një çmim të papërfillshëm por për t’i ofruar përfitime Manchester United . Strategjia duket e qartë: largohu në qershor si lojtar i lirë dhe merr një ‘bonus’ duke nënshkruar kontratën.
Por e vërteta është se Paul Pogba nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe pret një ofertë të mirë . Dëshira kryesore e francezit ishte të ndalej te Real Madridi, por te bardhët e kanë refuzuar nënshkrimin e tij.
Do të shohim nëse më në fund Pogba vendos të shkojë te një ekip i fuqishëm në Evropë si PSG që synon të nënshkruajë me francezin. Sigurisht, gjithçka mund të kthehet përmbys nëse Zidane arrin në stolin e Djajve të Kuq.